Paaftësia dhe injoranca e “rilindasve” në përballimin e Covid-19

Nga Ekelejda RICA

Prej me shume se një muaji vendi yne ndodhet i izoluar. Ashtu si një pjese e madhe e Europes dhe mbare botes edhe vendi yne u fut në harten e “Covid 19”.

Pa dashur të bej “politiken e madhe” në kohe të veshtire, ca fjale do t’i shkruaj për qytetin tim dhe qytetaret e tij. Vuajtjet dhe strapacimet e tyre. Përbuzjet dhe perzgjedhjet.

Injorancen dhe padijen që po e drejton që nga qershori.

Në këtë kohe kaq të veshtire kur plaget e termetit nuk janë sheruara ende dhe covid 19 po bën kerdine, bashkia jone mendon si të ndertoje ujesjelles. Në kohen kur dhjetera shtepi jane të rrenuar e qindra njerez jane nen qiell të hapur, bashkia ben një tender mercenaresk për ndertimin e të ashtuquajturit ujesjelles.

Tregu ku shume banore tanet nxirrnin buken e gojes u prish e u zvogëlua. Tanime vetem një pjese do të kene të mundur shitjen në treg, vetem ata që kane mik taksidaren dhe kelyshet e saj në krye të bashkise. Të tjeret jane “kulaket” e mordernizmit.

Padyshim që nder gjerat e bera keq nuk mund t’i shpetonte paaftesise edhe menaxhimi i situates së shkaketuar nga covid 19. Njerezit e infektuar levizin lirisht. Vatrat e infektuara nuk po behet asnje perpjekje për ti mbyllur, si dhe menaxhimi i ndihmave për familjet në kohen e karantines është si mos me keq.

Asnje lek nga buxheti i bashkise nuk po investohet për ato ndihma. Por klani mafioz po vjelë taksa neper klientet e saj. Tanimë ata që dikur moren tenderat korruptive, kane filluar me pergatitjen e pakove të ndihmave dhe padyshim edhe keto të fundit i shperndajne me liste anetaresie.

Në këtë kohe trishtimi nuk duhet të abuzohet me urine e qytetareve të tu, as me “mireqenien” e tyre. Pergjegjshmeria duhej t’i thërrasë ndergjegjies së qyetaret tanë kanë nevoje për NDIHMË.