Nuk ndalen vrasjet, humb jetën një person në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një person ka mbetur i vrarë pas një sherri. Burime bëjnë me dije se personat e përfshirë në konflikt janë fqinjë mes tyre, ndërsa personi që ka ndërruar jetë është shtetasi B.M, 60-vjeç.

”Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij”, njofton policia.