Nobeli në Mjekësi: Virusi doli nga laboratori në Kinë, ka në përbërje…

Virusi SARS-CoV-2, përgjegjës për pandeminë Covid-19, ka vrarë deri më sot mbi 120 mijë njerës në të gjithë botën.

Por krahas përpjekjeve të shkencës për të gjetur kurën apo vaksinën, nuk mungojnë deklaratat shokuese nga emra të njohur.

Këtë herë ka qenë profesori Luc Montagnier, fitues i Çmimit Nobel në Mjekësi, në vitin 2008, ai që ndan me publikun në Francë një tjetër teori rreth koronavirusit.

I njohur për zbulimin e HIV/AIDS, Motangnier shprehet se COVID-19 është një virus i manipuluar.

“COVID-19 ka ikur nga laboratorët kinezë. Ai ka në përbërje një sekuencë të SIDA-s” – thotë fituesi i Nobelit të vitit 2008.