Një zgjidhje nga mjekët amerikanë në New York kundër virusit

Në New York po ndodh diçka e mrekullueshme për sa i përket kujdesit të pacientëve ndaj Covid-19. Situata atje është shumë kritike spitalet janë pothuajse të mbushur plot me të sëmurë dhe të infektuar, por mesa duket mjekët e kanë gjetur zgjidhjen për t’u ardhur në ndihmë pacientëve në një mënyrë sa më të lehtë.

Ata kanë vendosur që pacientët e prekur me Covid-19 t’i kthejnë përmbys pasi kjo mënyrë ndihmon në rritjen e sasisë së oksigjenit që arrin në mushkëritë e tyre.Kjo metodë nisi të zbatohej të premten kur Dr. Mangala Narasimhan, drejtoresha rajonale për kujdesin intensiv në Northëell Health mori një telefonatë urgjente.

Një burrë i moshës 40-vjeçare me Covid-19 ishte në gjendje të rëndë. Ndërkohë Narasimhan, i tha një doktori që ta kthenin pacientin përmbys dhe ta shikonin nëse metoda do të funksionote. Dhe fatmirësisht funksionoi pasi tani pacienti është më mirë dhe metoda ka filluar që të përdoret në masë.

“Ne po kursejmë jetë me këtë metodë, njëqind përqind, është një gjë shumë e thjeshtë për t’u bërë dhe ne kemi parë një përmirësim të jashtëzakonshëm”- tha Narasimhan. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe drejtori në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, Dr. Kathryn Hibbert, i cili është shprehur se kjo metodë po funksionon.

Rreth 2 milionë njerëz në botë janë prekur nga COVID-19. Në të gjithë botën kanë humbur jetën 119,718 persona dhe 452,178 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19 Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Në Amerikë deri më tani janë shënuar 23,644 viktima dhe 587,155 persona janë prekur nga virusi. Virusi është përhapur gjerësisht edhe në Europë.

Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 20,465. Në këtë shtet janë aktualisht të infektuar 159,516 persona. COVID-19 po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty kanë humbur jetën 17,756 persona dhe janë të infektuar 136,779 të tjerë.