Një tjetër ilaç po testohet kundër Covid-19, ja për çfarë bëhet fjalë

BERLIN, GERMANY - MARCH 10 :Symbol photo of the coronavirus crisis. Diagnosis. COVID-19, SARS-CoV-2 on March 10, 2020 in Berlin, Germany. Health authorities around the world are concerned about the novel coronavirus. More and more countries are reporting diseases and new infections. (Photo by Thomas Imo/Photothek via Getty Images)

Që nga dita që është shfaqur koronavirusi, në mbarë botën kanë filluar studimet për gjetjen e një vaksine apo ilaçi. Janë bërë shumë eksperimente deri tani nga shumë unisversitete dhe spitale.

Ilaçi i radhës që po eksperimentohet është Hidroksiklorokina, ilaçi kundër malaries, do t’i nënshtrohet testimeve tek njerëzit për të vërtetuar nëse është apo jo efektiv, në kurimin e pacientëve me koronavirus. Provat do t’i bëjë kompania zvicerane e prodhimit të ilaçeve Novartis.

Kjo firmë arriti një marrëveshje me administratën për barnat dhe ushqimin në Shtetet e Bashkuara, organi më i lartë shtetëror që autorizon prodhimin e ilaçeve. Kompania zvicerane do të nisë rekrutimin e 440 pacientëve vullnetarë për kryerjen e testimit dhe provat tek ta, pritet të nisin brenda pak javëve në dhjetëra klinika të ndryshme në Shtetet e Bashkuara. Pacientët do të ndahen në tre grupe për të shqyrtuar efektet e hidroksiklorokinës.

Grupit të parë të vullnetarëve do t’i jepen vetëm doza hidroksidklorokine. Të dytit, hidroksiklorokina do i kombinohet me antibiotikun azitromicinë. Ndërsa tek grupi i tretë do të testohen qetësues të thjeshtë.

Prej muajsh, kompania Novartis po punon për krijimin e një kure kundër Covid-19s dhe faza e testimit tek njerëzit është përfundimtare. Firma zvicerane ka gati 130 milionë tableta që do t’i japë në formë donacionesh për kurimin e Covid-19 në gjithë globin.

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur në favor të përdorimit në klinika të hidroksiklorokinës për kurimin e pacientëve me koronavirus. Ky ilaç, përveçse kundër malaries, përdoret edhe për të kuruar artritin dhe disa llojeve të inflamacioneve të lëkurës.

Përdorimi i hidroksiklorokinës ka shëruar një pjesë të madhe të pacientëve me koronavirus në klinikat e disa vendeve europiane dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, disa ekspertë hedhin dyshime për efektshmërinë e saj, ndërsa thonë se shkakton efekte të rënda anësore që mund të çojnë deri në vdekje.

Për zbulimin dhe nxjerrjen në prodhim të ilaçeve duhet një kohë shumë herë më e shkurtër, prej vetëm pak muajsh, krahasuar me disa vite që nevojiten për prodhimin e vaksinave.

ilac