Një rekord tjetër botëror i Republikës së Surrelit në luftën kundër Covid-19!

Nga Sali BERISHA

Pas numrit me te larte ne bote te personelit shendetesor te infektuar, 48 sipas shifrave zyrtare, 63 sipas burimeve te tjera nga covid 19, Shqiperia shenon rekordin e dyte te zi boteror me numrin me te ulet te te semureve me covid19 te shtruar ne spitale.

Miq, kryeepidemiologu i Surrelit nepermjet kontrollit kriminal te 127 u mohon me dhjetra e dhjetra te semureve me covid19 shrimin ne spitale dhe i le ata ne meshiren e virusit ne banesat e tyre, gje qe ka bere nderkohe qe per qellime kriminale mediatike, shtreterit ne spitale mbahen bosh.

Jane bere tani nje numer rastesh si Buliqi, Cara, Riza, Alimadhi rastet e Shkodres, Durresit, Vaut te Dejes dhe vete Spitalit Shefqet Ndorqi te faktuara me covid 19, te cilave nga 127 ne kombinim me ishkunaten, militanten dhe mbikunaten ose ju mohohej testi dhe diagnoza dhe shtrimi ne spital per covid 19 ose dignostikioheshin dhe liheshin ne shtepi ne meshire te virusit pa asnje konntroll mjeksor deri sa perkeqesoheshin dhe sillleshin si urgjence ne spital.

Nje pjese e ketyre rasteve te injoruar dhe neperkembur vetem e vetem per hir te sheshimit te kurbes dhe shtreterve bosh ne spital vdisin ne shtepi nga viroza dhe marin me vete ne varr covid 19 sepse te tilla jane instruksionet kriminale te kryeepidemiologut te Republikes se Surrelit me qellimin qe kurba te dilte e sheshte e me e sheshte dhe shtreterit te mbeteshin bosh.

Miq, nuk ishte e rastit qe vet kryeepidemiologu xhahil i Surrelit fliste me leter dhe laps ne dore per shifra tmerruese per shqiptaret se po te mos ishte ai vendi do te kishte patur 285 vdekje nga 51 qe jane deri tani.

Trajtimi ambulator dhe vdekja e tyre ne shtepi i te semureve me covid 19 qofte dhe pa bere testin, nderkohe qe ata kane nevoje per shtrim ne spital, eshte vrasje e shemtuar shteterore e qellimshme e tyre dhe ne çdo vend te botes perveç Republikes se Surrelit apo narkoshtetit te pare ne Europe ndeshkohet me denimet penale se paku me 40 vjet burg! sb