Një infermiere rezulton positive me Covid-19, shtohen rastet e bluzave të bardha të prekura

Një infermiere e reaminacionit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është konfirmuar dje me përgjigjet e analizave të COVID-19 që kanë mbërritur në Shkodër. Ndërkohë i është bërë testi të gjithë të shtruarve në reaminacion.

Po ashtu edhe një infermiere e repartit të Ortopedisë në spitalin e Traumës ka rezultuar pozitive me Covid 19, bëjnë me dije burimet.

Para një jave ajo e ka pasur vjehrrin të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, të prekur nga koronavirusi, nga ku dyshohet se dhe ka marrë infektimit.

Kjo situatë ka vënë në alarm të gjithë repartin e Ortopedisë te Trauma, që për fatin e mirë, kanë rezultuar negativ pas bërjes së tamponëve.

Vetë infermierja është në gjendje të mirën shëndetësore, dhe për momentin është duke qendruar në banesën e saj dhe jo në spital, pasi ka shfaqur simptoma të buta të sëmundjes.

Deri dje në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covuid 19, 48 mjekë dhe infermierë, një pjesë e të cilëve tashmë për fat të mirë janë shëruar.

Karantinohen 10 mjekë dhe infermierë tek spitali i Traumës

5 mjekë dhe 5 infermierë janë karantinuar për shkak se u kujdesën për të aksidentuarin që rezultoi pozitiv me COVID-19, ditën e djeshme.

Mësohet se personelit mjeksor pritet që ti bëhet tampon pas 5 ditësh. Mjekët kanë qenë të veshur, por janë karantinuar në zbatim të protokollit.

Dy të rinjtë u aksidentuan dy ditë më parë në Durrës dhe u janë marrë edhe analizat dhe bërë testimet për koronavirusin dhe që fatkeqësisht kanë rezultuar pozitiv.

Burime bëjnë me dije se ata u dërguan dje në Spitalin e Traumës ku morën ndihmën mjekësore ndërsa pas analizave u konfirmuan si pozitiv me Covid-19.

Të infektuarit janë dërguar për trajtim më të specializuar, njëri prej tyre tek Spitali Infektiv (QSUT), dhe tjetri tek Sanatoriumi.