Nëse keni këtë shenjë në lëkurë, mund të jeni me Covid-19 (Foto)

Një tjetër shenjë e koronavirusit dyshohet të jetë urtikaria, e cila shkakton kruarje të lëkurës dhe krijon disa pulla të kuqe në lëkurë dhe mund të shfaqen tek çdo person pa dallim moshe.

Dermatologët francezë kanë paralajmëruar njerëzit se shfaqja e papritur e sëmundjes mund të lidhet me koronavirusin.

Nëse vini re skuqje të vazhdueshme të lëkurës, sugjerohet që të këshilloheni me një dermatolog ndërsa qëndroni ende në shtëpi. Dermatologët thanë se disa pacientë që raportuan skuqje të vazhdueshme të lëkurës, më vonë rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit.

Unioni i Dermatologëve-Venereologëve (SNDV) zbuloi se 400 nga ekspertët e saj vunë re plagë të lëkurës, të shoqëruara ose jo me shenja të Covid-19.

Siç raporton e përditshmja britanike Express, SNDV thotë: “Këto janë akrosindroma, shfaqja e papritur e skuqjes së vazhdueshme, ndonjëherë të dhimbshme dhe shenja të urtikarisë së përkohshme. Analiza e shumë rasteve të raportuara në SNDV tregon se këto manifestime mund të shoqërohen me koronavirus.

Ne jemi duke paralajmëruar njerëzit dhe ekipin mjekësor në mënyrë që të zbulojmë këta pacientë potencialisht infektues sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Ndërkohë që shenjat më të shpeshta të koronavirusit përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje muskulore dhe kollë. Në rastet më të rënda shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje.

shenja