Ndryshimet në Kodin Penal/ Berisha: U shtuan 10 vepra burgu, në qeli duhet të jetë Rama, jo qytetarët

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Rtv Ora e cilësoi një nga ditët më staliniste ndryshimet në Kodin Penal për dënimin deri në 8 vite burg ndaj personave që shkelin masat në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Berisha tha se, narkoparlamenti me një akt të papërgjegjshëm shtoi 10 vepra burgu. Sipas tij, Rama po mundohet t’i ikë përgjegjësive të tij, ku vetë ai duhet të ishte në burg për mosmarrjen e asnjë mase për 3 muaj rresht.

“Sot në një nga ditët më staliniste narkoparlamenti i narkoshtetit ka shtuar 10 vepra burgu në aktin më të papërgjegjshëm të tij. Në një kohë kur nuk ka asgjë tu ofrojë realisht qytetarëve, Edvin Kristaq Rama ka përzgjedhur terrorin dhe vetëm terrorin.

Mendon se me terror do të mund ti shpëtojë përgjegjësuisë së tij të tmerrshme. Nëse sot ka njeri që duhet të jetë në burg është ai që për tre muaj rresht nuk mori asnjë masë, përkundrazi u tha shqiptarëve se nuk është asgjë kjo”, tha Berisha.
/OraNews