Ndahet nga jeta një njeri i mirë…

Nga Dhurata ÇUPI

Sot u nda nga jeta një intelektual i mirë, korrekt e një demokrat i veçantë e kritik i vazhdueshëm.

Hekuran Vladin e kujtoj që prej shume vitesh kur ishte me ne në takimet elektorale të Lurës.

Pa kompromis me qeverisjen kur bëhej fjalë për vërejtjet lidhur me Lurën dhe Qarkun e Dibrës dhe kërkesat për ta bërë më të mirë këtë zonë.

Sot morëm lajmin e trishtë të humbjes së betejës së tij me sëmundjen që e mundonte prej disa kohësh. Një njeri që nuk diti të humbiste përballë betejave në jetë, nuk ja doli dot betejës për jetën.

I përcjell ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve e dashamirësve të tij.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen në këtë ditë plot dhimbje e Hekurani u prehtë në paqe.

1 28