Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit Gëzim Kruja. Arti në zi!

Mjeshtri i humorit Gëzim Kruja është ndarë nga jeta. Lajmi u bë i ditur nga burime të afërta me familjen Kruja, të cilët shprehen se mjeshtri i humorit prej disa kohësh vuante nga probleme shëndetësore.

Dalja e fundit e Krujës ishte dhjetori i vitit të kaluar, kur kishte dhe 80-vjetorin e tij, ndërsa preku zemrat e të gjithëve me gjendjen e tij të shkaktuar nga sëmundja e ikutsit, e cila shfaqet me probleme të trurit.

Ishte miku i tij Zef Deda, ai që e suprizoi Krujën për përvjetorin e lindjes, ndërsa nuk e fsheu zhgënjimin, që kolosit shkodran i është bërë nga ana e shtetit, duke ditur dhe gjendjen e tij shëndetësore të rënduar. (Lexo edhe ketu)

Kruja ka qindra role në skenë, dhe për shumë vite me radhë iu kthente buzëqeshjen shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve, edhe kur situata e tyre nuk ka qenë nga më të mirat.

Nisja e karrierës

Karrierën humoristike e ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Fillimet me Estradën amatore nisin që në kohën kur ishte ushtar më 1958. Më pas vazhdon aktivizimin në vitin 1960 me Estradën profesioniste të Shkodrës.

Gëzim Kruja ka mbaruar në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë në Shkodër. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit.

Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”