Mjeku: Urgjenca Kombëtare duhet reformuar!

Nga Ilir ALLKJA allkja

Tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia Covid19 provuan se Urgjenca Kombëtare është e paaftë për të përballuar të tilla sfida.

Ne modelin Franko-Gjerman të shërbimit të EMS (Shërbimi i Urgjencës Mjekësore), por edhe atë Italian,i cili është kopjuar nga ai Gjerman, përveç profesionistëve të çertifikuar&paguar, janë të atashuar rregullisht edhe shumë vullnetarë,organizata vullnetarësh të cilët e marrin shumë seriozisht angazhimin e tyre në EMS, janë të mirëtrajnuar të mirë organizuar dhe të koordinuara nga autoritetet shtetërore shëndetësore.

Për rastet e jashtëzakonshme ka shumë më tepër individë vullnetarë të mirëtrajnuar në gatishmëri!

Sistemi jonë i Urgjencës, mgjths është riorganizuar nga viti 2014 deri më vazhdim , rezulton të jetë një miksim jo rentabël, jo përfshirës dhe shumë pak funksional në raste krizash.

Edhe njësia operative 127, në tê cilën priten telefonatat për ndihmë nuk ka asnjë qasje me sistemin italian të EMS (punononjës i së cilës ka qene edhe zotëria që drejton Urgjencën Kombëtare tek ne ) është e pamundur të përgjiet në sasi e cilësi telefonatave për ndihmë.
Italia njësite e dispeçerve që presin telefonatat për ndihmë i ka të organizuar në bazë rajonesh, cka lehtëson shumë komunikimin dhe njohjen e terrenit.

Jam i sigurtë që në raste krizash, por jo vetëm, shumë shqiptarë pavarësisht profesionit të tyre do të donin të kontribuonin në shërbimin e urgjencës , nqs do të ishin të trajnuar e të organizuar!

Ky sistem i Urgjencës Kombëtare nuk është as në lartësinë e fqinjëve tanë, shumë poshtë nga ai i Turqisë, dhe nuk takohet askund me atë evropian.

Si i tillë ai nuk mund të përmirësohet, por thjeshtë duhet formatuar nga qeveria e ardhshme demokratike , dhe duhet zgjedhur një sistem i suksesshëm evropian apo amerikan ( i cili gjithashtu është i shkëlqyer) dhe duhet zbatuar në mënyrë që të mos mbetemi eksperimentues të humbur e idiotë!

Investimi në shërbimin e urgjencës mjekësore (EMS), duhet të jetë njëri nga prioritetet e ndryshimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Urgjenca ju shërben të gjithëve pa përjashtim, të varfërve, të pasurve, të majtëve, liberalëve, të djathtëve!

Ju mund të zgjidhni mjekun që do të kryejë cholecystectominë, mjekun që do të kryejë rhynoplastikën, madje mund të zgjidhni dhe një spital jashtë shtetit, por kurrë smund të zgjidhni ekipin e urgjencës që do t’ju asistojë në rast nevoje, në një aksident rrugor, në një rast infarkti apo cdo fatkeqësi tjetër!

Kjo qeveri nuk ka asnjë shans të ndryshojë atë që vetë e ka fundosur nëpërmjet konçensioneve korruptive e militantëve të paaftë, ekspertët e opozitës duhet të pregatitin e të kenë gati programet e daljes nga kriza por dhe zhvillimit të sektorit të shërbimit shëndetësor.