Mjeku: Shifrat e publikuara të të prekurve nuk kanë logjikë. Testet nuk mund të selektohen

Mjeku i njohur Petrit Vargu gjatë një lidhje me Skype për televizonin Fax News foli mbi situatën pandemike që po kaon shqipëria si pasojë e koronavirusit.

Ai komentoi rritjen e numrit të testeve të dhuruar nga BE sot. Sipas tij testet duhet të bëhën në të gjithë shqipërinë dhe jo tu bëhet vetëm policëve dhe mjekëve.

Aktiviteti i bizneseve nuk mund të fillojë pa u bërë testet dhe kjo do të thotë se testet kanë edhe një anë ekonomike. Nëse bëhën testet dhe përsëri fillojnë punën ça kuptimi ka testi.

I pyetur në lidhje me dërgimin e grupit të dytë të stafit mjekësor në Itali mjeku thotë se Italia e tregoi se ia del vetë cdo situatë dhe ata po bëjnë gati të shpallin normalitetin.

Ne si vend kemi shumë probleme dhe nuk do ishte keq që Italia të sillte eksperiencën e saj edhe këtu tek ne.

Sa i përket numrit të rasteve të infektuara me Covid-19 ai tha se, shifrat zyrtare të publikuara i duken pa kuptim duke thënë për Tiranën zero raste dhe në Krujë përshembull x raste.

Këto janë lojra me shifra, sipas mjekut Vargu.

vargu 1