Mjeku plas skandalin: Testet serologjike që nisin nga e hëna i janë sekuestruar një kompanie shqiptare, jemi i vetmi vend në botë që…

Mjeku Petrit Vargu në një lidhje skype me Fax News ka kritikuar strategjinë e ndjekur nga qeveria Rama për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 në vendin tonë. Sipas tij virusi në vendin tonë ka qenë që në muajin Shkurt, dhe mungesa e testimeve bën që kurba e Shqipërisë të jetë e çrregullt.

“Ne i kemi të gjitha provat që Covidi ka qenë që në shkurt në Shqipëri, më duket e çuditshme që të bllokohen qytetarët kur ke 7 deri në 8 raste pozitive në ditë, dhe më pas i liron masat kur ke më shumë se 20 raste në ditë. Ne duhet të kishim një shtim të numrit të testimeve, në mënyrë që të kishim një ulje të kurbës”, u shpreh Vargu.

Lidhur me testet serologjike që pritet të nisin nga dita e hënë në vendin tonë, tiu bëhen fillimisht mjekëve, Vargu tha se ato i janë sekuestruar një kompanie shqiptare, dhe ministria nuk kishte vepruar shpejt për ti blerë. Sipas mjekut testet duhet tiu bëhen të gjithë punonjësve në kompanitë prodhuese, në mënyrë që të mos ndalet aktiviteti ekonomik.

“Testet serologjike ia kanë sekuestruar 700 teste disa kompanive shqiptare, dhe nuk e kanë parë këtë si një prespektivë në vazhdimësi. Këto janë teste që merren me gjak, futet në një proces të mirëfilltë ku duhet të detektohen artikopet.

Prania e IGM-ve tregon nëse personi është i sëmurë dhe duhet të izolohet. Në rastet kur ka IGG tregon se personi e ka kaluar koronavirusin, jo domosdoshmëersht Covid 19, dhe tregon se ti ke antitrupa, që mund të luftojnë dhe Covid 19.

Po të isha unë në vendin e tyre do ti testoja të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve, dhe ata që janë pozitiv për antikorpet të dalin në punë dhe të punojnë.

Janë sjellë vetëm 5 respiratorë në vendin tonë, dhe ky është një sekrititim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe tregon paaftësinë e qeverisë shqiptare”, tha më tej mjeku.

Sa i takon karantinimit të detyrueshëm në struktura hotelerie të shqiptarëve që vijnë nga jashtë vendit, Vargu tha se është e papranueshme kjo, dhe madje nuk mund të mendohej as në kohën e diktaturës.

“Unë kam dyshimet e mija nëse kemi pasur ndonjëherë karantinë shtetërore, unë e kam thënë që në fillim që duhet të vendoseshin pranë pikave kufiatre. Mendoj se jemi vendi i partë në botë që bëjmë karantinë të paguar, as në diktaturë nuk ndodhte kjo”, tha mjeku, që e mbylli dhe me një koment për Komitetin Teknik të Ekspertëve.

“Unë nuk e kuptoj si mund të ketë grup ekspertësh pa Genc Sulçebenë dhe Arjan Harxhin, që janë dy nga mjekët dhe ekspertët më të mire”, përfundoi Vargu.