Mjeku i Sanatoriumit infektohet me Covid-19

Një mjek i cili udhëtonte çdo ditë nga Tiranë drejt Elbasanit është i infektuar me koronavirus.

Për shkak të privatësisë nuk po e bëjmë publik emrin e tij, por të njëjtat burime pohojnë se mjeku udhëton çdo ditë nga Tiranë dhe u shërben pacientëve që kanë dalë nga Sanatoriumi dhe janë zhvendosur në Elbasan që prej ditës kur “Shefqet Ndroqi” u kthye në Covid2, në shërbim të pacientëve me koronavirus.

Pas marrjes së tamponit një ditë më parë, mjeku nuk është paraqitur në punë. Paniku ka përfshirë kolegët e tij, por edhe pacientët e Sanatoriumit që marrin trajtim mjekësor tashmë në Elbasan.

Ky nuk do të ishte ishte rasti i parë që bluzat e bardha bëhen shkak i infektimit të pacientëve, ose këta të fundit infektohen ndërsa kurohen nga sëmundjet e tjera.