Mjeku i njohur reagon ndaj drejtorit të Urgjencës: Covid-19 nuk luftohet me…

Pasi dëgjova Z. S.Brataj që foli me zë e figurë mbrëmë nga faqja zyrtare e QKUM për personin tim, ju njoftoj që gjithcka ka thënë është në kuadër të shpifjeve, fyerjeve, denigrimieve profesionale dhe sulmeve politike njësoj siç bëri Kryeministri Shqipërisë ditë më përpara.

Në vend që Z. S.Brataj dhe Kryeministri të merren me problemet e shtruara nga ana ime për të përmirësuar situatën e t’i luftojmë COVID-19 si edhe në vend që të tregohen transparent ndaj publikut, kanë zgjedhur rrugën që të shpifin e fyejnë kundrejt personit tim sepse mbase kujtojnë se kështu zgjidhin problemin e “luftës” me COVID-19.

Gjthsesi, nuk dua të zgjatem më shumë por siguroj këdo shpifës e fyerës si Z. Brataj ashtu edhe Kryeministrin por edhe këdo tjetër që do të më pengojë apo bëjë më të vështirë punën time si mjek për të ndihmuar pacientët nga COVID-19, ju njoftoj që sapo të dalim nga kjo luftë me virusi Covid-19 shpifësit e fyerësit do të mbajnë përgjegjësi ligjore e do të përgjigjen me detaje për çdo fakt të fshehur ndaj publikut Shqiptar për COVID-19 (nëse kanë reaguar në kohë për parandalimin e virusit apo kanë lënë që virusi të hynte mirë në Shqipëri duke kryer krim ndaj njerëzimit) dhe çdo gjë tjetër që kanë shpifur, denigruar e shtrembuar ndaj pereonit tim.

Me respekt,

Dr. Ilir Allkja

allkja