Mjeku i njohur distancohet nga statistikat zyrtare të qeverisë për Covid-19: Ja 3 arsyet

Mjeku i njohur, Ilir Allkja distancohet nga statistikat zyrtare të qeverisë së Shqipërisë për COVID-19.

Mjeku Allkja publikon 3 arsyet pse shifrat e publikuara nga qeveria për rastet e vdekjeve dhe të të prekurve me COVID-19 nuk janë të sakta.

Postimi i plotë në Facebook

Personalisht si mjek i bazës, distancohem nga statistikat zyrtare të qeverisë së Shqipërisë për COVID-19.

Për tre arsye lehtësisht të verifikueshme:

Së pari shumë individë nuk kontaktojnë me shërbimin 127 dhe kurojnë simptomat e tyre dyshuese për COVID-19 vetë, me ndihmën e farmacistit apo të një mjeku të tyre.

Së dyti, në Shqipëri bëhen shumë pak testime.

Së treti nqs shtojmë numrin e lartë të rasteve me shenja të buta ose mungesë të tyre del që numri të jetê më i lartë akoma.

Po kështu edhe numri i vdekjeve nga komplikacionet e COVID-19 duhet të jetë më i lartë, përderisa në disa raste nga vdekjet në shtëpi nuk janë bërë testime për COVID-19.