Mjeku i Infektivit flet për problemin tjetër të pacientëve me Covid-19…

Mjeku i njohur Tritan Kalo gjatë një interviste televizive ka folur në lidhje më situatën e pacientëve brenda ambienteve të Infektivit, duke shtuar se shumë pacientë vuajnë mungesën e lirisë dhe të familjes.

“Këta individë e vuajnë largësinë nga familja por ne mundohemi të krijojmë një mundësi relaksimi”, tha mjeku.

“Ne si personel mjekësor mundohemi që përveç suportit mjekësor të bëjmë edhe një suport psikologjik sepse është e qartë se individi i mbyllur vuan mungesën e këtij mjedisi, por duke qenë e përkohshme, ta mbushim ne këtë kohë qëndrimi në spitale.

Në ditën e 12-14 përcaktojmë nëse kemi ose jo vazhdimësinë. Nëse rezultojnë negativë rikthehen në familje dhe i nënshtrohen një kontrolli të dytë.

Tani nuk qarkullon vetëm COVID-19, por edhe infeksione të tjera, alergjitë stinore. Këta individë e vuajnë largësinë nga familja por ne mundohemi të krijojmë një mundësi relaksimi”, tha Kalo ndër të tjera.