Ministrja: Numri i të papunëve mund të rritet me 60 mijë persona brenda një muaji

Numri i të papunëve në vend si shkak nga mbyllja e bizneseve nga përhapja e koronavirusdit në vend mund të rritet në 50-60 mijë persona brenda një muaji.

“E di që është e paevitueshëm që do të ketë një rritje të numrit të papunëve. Papunësia në një 1 muaj do të shkojë në nivelin e 50-60 mijë të papunë. Nëse kjo periudhë zgjat mendoj se do të rritet. Ky numër është një kalkulim që vjen në masat aktuale të kufizimit të lëvizjeve. Ka biznese që janë duke menduar ridimensionimin. Shikoj që bizneset po rrisin numrin e largimeve nga dita në ditë”, theksoi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një interviste në Euronews.

Për kategorinë që humb vendin e punës, qeveria do të ofrojë një ndihmë sa gjysma e pagës minimale në vend që është në nivelin 27 mijë lekë, shtoi ajo.

Më 15 prill pritet që qeveria të publikojë një paketë të dytë ekonomike për bizneset dhe turizmin e prekur nga virusi.