Ministria pranon vatrën e re të infeksionit me Covid-19 te Burgu 302

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar vatrën e re të koronavirusit në burgje, duke deklaruar se dy të paraburgosur në Burgun 302 në Tiranë janë infektuar. Ajo deklaron se tashmë ata janë tranferuar nga ky institucion.

Ministria thotë se dy të parabùrgosurit e infektuar janë transferuar ndërkohë që burime për Fax News bëjnë me dije se janë 11 persona të tillë që prej ditësh disa prej tyre janë zbuluar por që nuk është bërë publike nga autoritetet.

U njoftua gjithashtu se nga 30 fëmijë të infektuarme koronavirus, janë shëruar, ndërsa nga 4 gra shtatzënavetëm njëra ndodhet nën kujdes shëndetësor.

“Fatmirësisht fëmijët janë një kategori që duke u bazuar edhe në eksperiencën tonë, nuk preken në formë të rënda, nuk kemi pasur as nuk kemi raste në spital ndërkohë që kemi 11 raste të shëruara nga 30 të infektuar. Katër gra shtatzëna, 4 prej tyre janë tashmë të shëruara. 2 të burgosur kanë qenë në paraburgim dhe janë transferuar”, deklaroi ministria.