Ministria e Shëndetësisë injoron kërkesën e Bashkisë Shkodër, reagon Kryebashkiakja Ademi

Reagim i Kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi

Më datë 07.04.2020 i kam kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, informacion mbi testimet, telefonatat për ndihmë dhe përgjigjet për banorët e Shkodrës.

❌Sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes përgjigjes së saj, nuk e ka dhënë këtë informacion dhe ka kërkuar që duhet t’i drejtohem Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër.

📌Prandaj sot, me qëllim përballimin e pandemisë, i jam drejtuar për herë të dytë me shkrim, Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, institucion në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke kërkuar informacion të detajuar për pyetjet që shqetësojnë të gjithë banorët e Shkodrës, lidhur me:

1. Numrin e personave, banues në Bashkinë Shkodër, që kanë telefonuar Urgjencën Kombëtare në numrin 127 që nga data 1 janar 2020.

2. Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, dhe që janë orientuar të qëndrojnë në shtëpi, me shenja të dyshuara të COVID-19, që nga data 1 janar 2020.

3. Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, dhe që janë orientuar sipas protokollit shëndetësor për analiza paraprake pas shqetësime që kanë patur, si të dyshuar me COVID-19, që nga data 1 janar 2020.

a) Drejt Spitalit Rajonal në Shkodër

b) Drejt Spitalit Infektiv në Tiranë

4. Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, që kanë kryer testimin e plotë për COVID – 19 në territorin e Bashkisë Shkodër.

5. Numrin e testeve në dispozicion të autoriteteve shëndetësore të Bashkisë Shkodër në datën 6 Prill 2020, për rastet e dyshuara me COVID – 19.

6. Numrin e testeve që priten të vijnë pranë autoriteteve shëndetësore në Shkodër në ditët në vijim për realizimin e testimit të personave që dyshohen të jenë prekur nga COVID – 19.

22 4

11 6