Miku i Ballës lë pa drita Librazhdin, zhvati 1.5 milionë euro për një transformator të përdorur

Librazhdi ndodhet në errësirë të plotë prej dy ditësh për shkak të aferës korruptive të një transformatori.

Para një viti firma e mikut të Taulant Ballës, Mond Bego megjithëse nuk kishte as licencë për rikonstruksion të Nënstacionit elektrik, dërgoi në Librazhd një transformator me vlerë 1,5 milionë euro.

Ky transformator u mor nga Bego i përdorur në OSHEE dhe u vendos për transformator të ri. Pa u mbushur një vit nga ky rikonstruksion, transformatoi është djegur dhe si pasojë banorët e Librazhdit ndodhen pa drita.

Afera korruptive u denoncua nga opozita, por Taulant Balla doli në mbrojtje të mikut të tij, Mond Bego duke u shprehur se, “transformatoi është i ri dhe Librazhdi nuk do të ketë asnjë herë problem për furnizimin me energji elektrike”.

Sot kryemashtruesi i Librazhdit, Tao Balla shkruante në faqen e tij se, “inxhinierët po punojnë për vendosjen e transformatorit”, por nuk thotë asnjë fjalë ku shkuan paratë e e rikonstruksionit të Nënstacionit elektrik nga miku i tij Mond Bego.

Banorët e Librazhdit, ndonëse në kushte karantine për shkak të pandemisë ku pjesa më e madhe e tyre ndodhen pa ushqime dhe pa asnjë ndihmë, po vuajnë edhe pasojat e mungesës së energjisë elektrike.

Banorët kërkojnë nisjen e hetimeve nga Prokuroria nsdaj firmës që rikonstruktoi Nënstacionin elektrik.

lllll