Mijëra njerëz të braktisur nga shteti, Basha: Qeveria të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike

Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje edhe një herë kryeministrit Rama të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën.

Basha shkruan në reagimin e tij se, me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti. Të përjashtuar nga plani i qeverisë, çdo ditë që kalon, për ta është një ditë pa bukë.

Duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit. Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë!

Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari. I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI!👇

Me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti. Të përjashtuar nga plani i qeverisë, çdo ditë që kalon, për ta është një ditë pa bukë.Duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit. Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë!Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari. I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI!👇

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 10. April 2020