Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë/ Basha: Akt kriminal! Qeveria është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish për bllokimin e dhjetëra shqiptarëve prej 4 ditësh nga policia shqiptare në tokën neutrale Shqipëri-Greqi.

Basha shkruan në një reagim në Twitter se, Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre.

Reagimi i Kryetarit Basha në Twitter

Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.

Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari.

Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre.

Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!