Mashtrimi kriminal i shifrave për Covid-19

Nga Bardh SPAHIA

Vazhdon loja makabre e manipulimit të shifrave të prekjes nga Koronavirus, edhe me rastet e fundit që humbën jetën. Fatkeqësisht personat me patologji të tjera, janë më vulnerabël dhe te pambrojtur nga COVID-19, që shpeshhere rezulton fatal për ta.

Autoritetet me urdhër politik, i quajnë viktima të infarktit apo te patologjive te tjera e jo të koronavirusit. Gjithcka vec për të mos thënë të vërtetën, për të fshehur shifra e për të mos paraqitur situatën reale.

Vazhdon njëlloj tendenca kriminale për të fshehur rastet, e për të mos zbatuar udhëzimet me testimin e gjurmimin e kontakteve. Personat me simptoma po lihen në mëshirë të fatit, problem akoma më shqetësues sidomos për ata që punojnë në kolektiv.

Shembulli ishte sot me një punonjëse fasonerie që kishte shfaqur prej ditësh simptoma. Dhe nuk mjafton testimi i pak punonjësve të tjerë (5 veta) nga ata që kanë punuar me të. Nëse nuk gjurmohet rrethi i kontakteve të individit të infektuar, e ke lënë virusin të përhapet lirisht.

Nëse nuk bëhen testime e nëse nuk gjurmohen rastet në mënyrë që të izolohen, atëherë shifrat janë false dhe fshehja e realitetit është kriminale, sepse lejon përhapjen e pakontrolluar të virusit!

Karantinimi nuk mjafton nëse nuk merren masat shëndetësore! Eshtë vetëm rruga e gënjeshtërt e abuzimit me pushtetin, kur nuk bën detyrën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve!