Mashtrimi i madh i qeverisë me testimin

Sa me shumë kalon koha aq më zbuluar del qeveria shqiptare lidhur me mashtrimin që i ka bërë publikut lidhur me politikat e testimit për të përballuar Cocid -19. Që në 16 mars, kur kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus lëshoi slloganin: “testoni, testoni, testoni”, qeveria po shpik gjithfarrë lloj piruetash për të mos e pranuar mundësinë e paktë për testime.
Fillimisht Edi Rama organizoi një mbledhje live me të ashtuquajturin komitet i eksperteve dhe i pyeti ata nga Facebook-u se si ishte puna me testimet.

Rama përdor komitetin e ekspertëve për luftën kundër opozitës

Natyrisht përgjigjja qe “shumë mirë” dhe se testohej dhe investigohej cdokush që kishte pasur kontakt me një pacient që rezultonte i infektuar. Madje Ministrja Manastirliu shkoi edhe më tej. Ajo deklaroi se udhëzimi i OBSH për testimet po ndiqej pikë për pikë “Ne nuk kemi probleme me kapacitetet. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim, testim, testim për çdo rast të dyshuar”, tha Manastirliu.

Pra, politika ia kalon topin ekspertëve që paguhen më rroga shtetërore dhe ata detyrohen të thonë që gjithshka është OK.

Po si është e vërteta?

Atë që qeveria mundohet ta fshehë më fjalë e nxjerrin zbuluar shifrat. Deri në këtë fundjavë Shqipëria ka kryer gjithsej 6768 teste ose 2.3 teste për 1 mijë banorë.

Si e nxorri Ogerta bllof, gënjeshtrën e Ramës për 2 mijë teste në ditë (Video)

Por ndërkohë që ne kemi këtë shifër, gazeta franceze Le Monde kritikonte qeverinë e vendit të saj se ka dështuar me testimin duke bërë vetëm 5.1 për 1 mijë banorë. Ajo krahasonte (shiko tabelën poshtë) se Turqia ka bërë 5.3, ShBA 9.3 ndërsa Gjermania 17 teste për 1 mijë banorë.

Pra mjatfojnë këto shifra për të kuptuar se sa mbrapa është Shqipëria dhe se sa gropë të madhe duhet të mbushë me propagandë rilindja.

Dhe për gjendjen ku ndodhemi nuk mjaftojnë vetëm shifrat, por edhe dëshsmitë e atyre që e kanë ndjekur këmba këmbës historikun e kësaj pandemie. Gazetari i kronikave sociale në News 24, Erion Skëndaj denonconte sot se kishte foto dhe filmime të familjarëve të sëmurëve me Covid-19, të cilët lëviznin lirshëm deri në sptalin infektiv dhe të cilëve nuk u qe bërë testi pavarësisht se kishin pasur kontakt me të sëmurët.

Andi Bushati: Solidaritet, jo lojë me mjekët

Pra dita ditës mashtrimit rilindas, që fshihet pas ekspertëve të paguar prej qeverisë, po i del boja.

Lapsi.al