Mashtrime e vjedhje me pagën e “luftës”, marrin 40-mijë lekëshin vetëm të përzgjedhurit e ”rilindjes”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal me ndarjken e lekëve të “luftës”. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se, pronarja e një fasonerie në kompromis me Drejtorinë e Tatimeve, paguan me 40 mijë lekë vetëm “të përzgjedhurit” prej saj.

Punonjësit e fasonerive të mbyllura po mashtrohen sistematikisht nga qeveria për të ashtuquajturën “pagë e luftës”. Pas Paketës së parë të qeverisë, ata që nuk përfituan, shpresuan tek e dyta, tek pagesa 40 mijë lekë në muaj, por edhe e dyta rezultoi një mashtrim.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ja si po marrin 40 mije leket puntoret!

Mashtrime, vjedhje, mashtrime te narkoshtetit! sb

Pershendetje Profesor- Doktor Sali Berisha
Dua te denoncom nje rast qe po behet me pagen e luftes qe po jep qeveria 400 milekshin ,
Fasoneria qe punoj qe me 11 Mars 2020 e deri ne diten e sot ka qen e mbyllur – kemi qendru ne shtepi-

Firma (-pronarja-)na komunikoj qe paga e luftes esht refuzuar , tani na del qe pronarja paska ber kompromis me personat e tatimeve dhe po ju jep vetem atyre qe ju don qefi pagen prej 400

Po ju jap nje fakt konkret qe po ndodh me shperndarjen e pages se luftes pasi e marrin vetem oligarket e hajdutat e rilindjes,

Fasoneria esht Zeneli SH.P.K
I shoqi i pronares punon ne shtet esht person i lart prandaj ben leto veprime ne qe vuaj per buken e gojes , ju lutem postojeni sa me par ket padrejtesi qe po behet per buken e gojes dhe deklarojeni Fasonerin qe kush esht ZENELI SH.P.K