Macron kërkon falje para publikut: Janë bërë gabime. A ishim…

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbajti një fjalim përpara kombit të tij mbrëmë, duke pranuar disa dështime në betejën kundër koronavirusit.

Sipas Daily Mail, fjalimi i tij u ndoq nga 36.7 milionë shikues, shifra më e lartë televizive në historinë e vendit.

Ky është një tregues se sa shumë njerëz po ndjekin median gjatë kësaj periudhe izolimi. Fjalimi i Macron theu me 13 milionë shikues më tepër rekordin që mbahej nga finalja e Botërorit 1998.

Macron e përdori fjalimin e tij për të thënë se kufizimet do të vazhdojnë deri më 11 maj. Pas kësaj date, pritet të rinisë jeta gradualisht.

Fillimisht do të hapen shkollat.

Kjo ishte hera e parë që lideri i një vendi të madh vendos një datë për rifillimin e jetës.

Gjatë fjalimit të tij, Macron e pranoi se kishte probleme me gjithçka, duke nisur që nga xheli mbrojtës, te maskat dhe te pajisjet e tjera mbrojtëse për stafin mjekësor.

“Janë bërë gabime. A ishim mjaftueshëm të përgatitur? Natyrisht që jo- askush nuk është i përgatitur për një krizë të kësaj madhësie”, tha ai.

Macron tha se deri më 11 maj, mjekët do të mund të testojnë këdo që shfaq simptoma.