Lungomare po “shqepet”, kishin harruar kanalizimet!

Rezenbrik Serjani

Paradokset e sektit te Rilindjes ne Vlore!
Dihet qe per 7 vite investimet e ashtuquajtura dhe prioriteti i qeverise,si ne te gjithe Shqiperine,ashtu sikurse dhe ne vlore kane qene investimet fasade,veprat e betonta dhe pllakat miliona euroshe, funksioni i te cileve eshte krijimi i iluzionit se kjo “qeveri po punon”
Lungomarja e famshme e Vlores,e tejzgjatur ne kohe, per te qene premtimi i qeverise per 2 fushata rresht dhe per tu bere tjeter per tjeter nga projekti fillestar eshte cudia e radhes!
Jashte cdo analize inxhinierike,pjese te konsiderueshme te shetitores po njihen me riberje dhe rinderhyrje,kjo per shkak se duhet te behen ato qe duhet te beheshin perpara se te hidhe shtresa e aq perfolur e betonit!

Fjala eshte per kanalizimet!
Si ne cdo projekt tjeter normal ku parimi primar mbetet infrastruktura nentokesore ne fillim te asaj mbitokesore,por ne vendin tone kjo gje nuk ndodh,ne vendin tone VJEDHJET ne projekte behen ne menyre te atille qe cdo gje te pershpejtoje dhe te dali sa per “sy e faqe”!
Qep naten e shqep diten mbetet motoja dhe vizioni i tyre i punes!

Akoma me keq eshte fakti se kete moto kaq pershtjelluese e promovojne ne faqet e administrates se tyre sikur po bejne “cudine” e radhes!
Per me teper kujtojme dhe fondin e famshem prej 500.000 eurosh qe u hodh ne mobilimin urban te Lungomares,per vendosjen e disa stolave “inteligjente” te cilet do te sillnin revolucionin dixhital ne qytetin e Vlores!

Katandisja e projekteve te tyre,amortizimi dhe degjenerimi i tyre, pervec se cjerr masken e tyre te propagandes, nuk kane asnje funksion tjeter!
Propaganda dhe deshtimi i sektit te rilindjes eshte me keq se dalja e pllakave te Lungomares, dalja e bones se fasadave te tyre apo ndryshkja e stolave te tyre inteligjent!

Qellimi dhe detyra e tyre mbetet vjedhja e semure qe po kryejne ndak cdokujt dhe ndaj gjithckaje!