Lirohet polici që dhunoi gazetarin

Gjykata e Fierit ka vendosur masën “Arrest shtëpie” për Daniel Rista dhe “Detyrim paraqitjeje” ndaj punonjësit të patrullës së policisë Roskovec, Anxhelo Bardhi  të cilët në mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20 :00 i  bënë pritë gazetarit Xhoen Osmënajt dhe e go ditën me mjete të forta.

Seanca nisi rreth orës 11:00 të paradites nën masa të rrepta sigurie me maskë, xhup e syze kanë mbërritur në gjykatën Fier Daniel Rista dhe shoku i policit Anxhelo Bardhi ku të shtunën që lamë pas go ditën me mjete të forta sqepar administratorin e një portali online Xhoen Osmenaj.

Në përbërje të trupës gjykuese ishin prokuror Genci Mane, gjyqare Alfred Ikonomi dhe avokati i tyre Ervis Goxhaj

Një ditë pasi u dhùnua teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij nga një punonjës i polícisë, Xhoen Osmenaj administratori i një portali online në qytetin e Fierit ka treguar momentin se si ndodhi ngjarja.

Ai tregon se polìci Anxhelo Bardhi, i kishte zënë pritë, dhe se vajza që qëndronte me të në makinë nuk kishte asnjë lìdhje me ngjarjen, pasi u përfol se konflíkti kishte ndodhur pikërisht për një vajzë.

Bardhi u arréstua nga ana e SHÇBA-së në Fier, së bashku me shokun e tij, ndërkohë që kreu i policísë Ardi Veliu vendosi pezullìmin e menjëhershëm të tij nga detyra. Mbetet ende e pasqaruar arsyeja e këtij shérri, pavarësisht se Osmenaj thotë se ka pasur vetëm njohje si fytyra me personat në fjalë.

Anxhelo Bardhi