Lexoni përgjigjen prej arroganti që Rama i kthen banorit…

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ndaj Ramës pas talljeve me qytetarët. Berisha i referohet rastit të një qytetari nga fshati Çërravë i Pogradecit, i cili i kishte shkruajtur Ramës në Facebook-un e tij se është i papunë dhe nuk ka amrrë asnjë ndihmë, por rama iështë kthyer “lëri çerrat”…

“Për Sulltan Salep Surrelin Çërrava thjesht nuk ekziston në Shqipëri! Lexoni përgjigjen prej arroganti që i kthen banorit të Çërravës!! sb”, shkruan Berisha në reagimin e tij në Facebook.

Një qytetar ka komentuar tek një status i kryeministrit ku shkruan se nuk është në gjendje të shkojë në punë dhe nuk ka as çfarë të hajë. Ai shkruan më tej se, Qëndra Administrave Cërravë ndau disa herë ndihma dhe punonjësit i ndajnë sipas qejfit, nuk ndihmojnë ata që kanë vërtetë nevojë. S’po marrim përgjigje nga ju.

Por Rama i është përgjigjur, “lëri çerrat e mos fyej njerëzit po thuaj ku punon dhe si e ke hallin”.

55