Lajm i mirë nga Spanja, numër i ulët viktimash nga Covid-19 që nga 24 marsi

Spanja ka raportuar edhe 605 viktima të tjera në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vend.

Shifër më e ulët se e një dite më parë, ku ishin raportuar 683 viktima dhe gjithashtu më e ulëta që prej 24 marsit, raportojnë mediat spanjolle.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bilanci i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 15843 vetë, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është 157022, mes tyre 55668 të shëruar.