Lajm i mirë nga Britania, vaksina kundër Covid-19 do të jetë gati brenda vjeshtës

Kur bota ka mbi tre muaj e bllokuar në luftën me koronavirusin, ekspertë të shëndetësisë dhe shkencëtarët po punojnë në shumë grupe për të prodhuar vaksinën kundër Covid-19.

Ndërkohë edhe çdo qeveri që është goditur rëndë nga virusi po ndihmon në gjetjen e vaksinës dhe në menaxhimin e situatës që është krijuar.

Përveç punës së përditshme dhe provave të herë pas hershme ende nuk është dhënë lajmi i mirë se “vaksina u krijua”, pasi shumica e ekspertëve thonë se vaksina kundër Covid-19 do të prodhohet pas një viti.

Megjithatë një lajm shpresëdhënës vjen nga Britania e Madhe, ku disa ekspertë thonë se kanë gjetur një vaksinë që mund të ndalojë përhapjen e COVID-19.

Sarah Gilbert, Profesoresha e Universitetit të Oksfordit, e cila drejton kërkimin më të avancuar në Britani për vaksinën ka thënë se, është 80 % e sigurt se arritja e ekipit të saj do të fillojë të funksionojë brenda vjeshtës së 2020.

Ndërsa një muaj më parë ajo tha se vaksina mund të arrihej në fund të vitit, por me këtë version të ri ajo konfirmon një lajm më optimist duke qenë se testimet tek njerëzit pritet të fillojnë pas dy javësh.

Edhe pse një vaksine i duhen të paktën 18 muaj për t’u prodhuar, Bilbert thotë se skenari më i mirë për një produkt që funksionon është shtatori.

/Dailymail