Kujdes monstër!

Nga Bledi KASMI

I poshteron njerezit e pamundur te ketij vendi me qese ushqimesh me patatina e makarona dhe nxjerr taborin e hajduteve per ta dokumentuar kete krim duke i filmuar kur u trokasin ne dyer te pamundurve per ti dhene si ndihme, talljen e cinizmin.

Poshteron edhe mjeket e infermieret qe u premtoi nga 1 mije euro dhe u jep si lemoshe per sakrificen sublime te tyre vetem 5 mije leke.

Poshteron edhe te gjithe vendin kur shkon dhe kerkon si ndihma nga NATO deri edhe krevate, dysheke dhe dollape, ndersa vjedh nga mengjesi ne darke djersen e çdo njeriu ne kete vend ku taksat dhe kontributet e secilit prej jush fryjne konton e tij bankare dhe nje tufe çakenjsh qe mban rreth e rrotull dhe qe i kane shnderruar njerezit e ketij vendi ne skllever te koheve moderne!

Kujdes monster, nese je i sigurte se shume te pamundurve ja ke bere gjakun uje, e nervin, tel, mos ji kaq i sigurte se je i paprekshem nga e padukshmja, jo ajo e virusit, por ajo e Zotit qe s’mund ti fshihesh as ne vrimen ku je futur tani por as nga vrima nga ke dale!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here