Kryebashkiakja e Shkodrës i telefonon ministres së Shëndetësisë, ja çfarë i kërkoi

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministren e Shëndetisë, Ogerta Manastirliu. Ademi pas telefonatës ka treguar detaje nga biseda, ku tregon se çfarë ka kërkuar nga ministrja.

“Kam përcjellë problematikat që më janë referuar dhe që shqetësojnë qytetarët e Shkodrës”, shprehet ajo në një deklaratë në Facebook, duke theksuar se masat janë të nevojshme në përballjen e pandemisë së COVID-19.

Më tej Ademi tregon se i ka bërë disa kërkesa Manastirliut, ku shton se do të dijë: Numrin e personave që kanë telefonuar Urgjencën Kombëtare në numrin 127 që nga data 1 janar 2020, banues në Bashkinë Shkodër; Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, dhe që janë orientuar të qëndrojnë në shtëpi, me shenja të dyshuara të pandemisë,

Reagimi i plotë

Sot kam patur një bisedë telefonike me Ministren e Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu. Në kuadër të bashkëpunimit për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID – 19, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës, përfaqësuese e komunitetit, kam përcjellë problematikat që më janë referuar dhe që shqetësojnë qytetarët e Shkodrës. Duke vlerësuar të domosdoshme marrjen e masave për përballimin e pasojave të pandemisë, transparenca dhe ndarja e informacionit me qytetarët është e rëndësishme.

I kam kërkuar Znj. Ministre informacionin mbi: • Numrin e personave që kanë telefonuar Urgjencën Kombëtare në numrin 127 që nga data 1 janar 2020, banues në Bashkinë Shkodër; • Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, dhe që janë orientuar të qëndrojnë në shtëpi, me shenja të dyshuara të pandemisë; • Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, dhe që janë orientuar sipas protokollit shëndetësor për analiza paraprake pas shqetësime që kanë patur, si të dyshuar me COVID-19: a) Drejt Spitalit Rajonal në Shkodër b) Drejt Spitalit Infektiv në Tiranë.

Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, që kanë kryer testimin e plotë për COVID – 19, në territorin e Bashkisë Shkodër; • Numrin e testeve në dispozicion të autoriteteve shëndetësore të Bashkisë Shkodër në datën 6 Prill, për rastet e dyshuara me COVID – 19; • Numrin e testeve që priten të vijnë pranë autoriteteve shëndetësore në Shkodër, në ditët në vijim, për realizimin e testimit të personave që dyshohen të jenë prekur nga COVID – 19.

Shkodra deri tani është një ndër qytetet me të prekura në vend, pasi numëron 48 raste. Qeveria ka hedhur akuza kundër bashkisë së nuk ka respektuar masat dhe ka lënë qytetarët të dynden në tregje ndaj ka ardhur dhe kjo situatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here