Kruja, zona më aktive me Covid-19 nga fasoneritë

Kruja është një ndër zonat më të prekura nga COVID-19 në vendin tonë, pasi renditet e treta për nga numri i të prekurëve pas Tiranës e Shkodrës.

Deri më tani autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 58 raste të infektuar me COVID-19, ku 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv në 24 orëshin e fundit.

Mësohet se 6 nga 58 të infektuartit janë shëruar, ndërkohë që 52 prej tyre janë aktiv me COVID-19.

Të infektuarit janë punonjës të dy fasonerive në këtë qytet, dhe familjarët e tyre.

Në qytetin e Krujës janë 26 fasoneri dhe aktualisht janë në gjendje pune 15 prej tyre.

Mosha e të infektuarëve në Krujë varion nga 30 deri në 50
vjeç dhe 3 paciente janë mbi 55 vjeç.

Në rang kombëtar autoritete e shëndetësisë kanë konfirmuar 634 të infektuar me COVID-19, 356 prej tyre janë shëruar ndërsa 27 kanë ndërruar jetë.