Krimi bën ligjin edhe në ditë pandemie, 4 të vrarë me armë në Durrës dhe Lezhë

Dy ngjarje të rënda kanë tronditur sot qytetin e Durrësit dhe të Lezhës ku janë verarë me armë zjarri 4 persona.

Ngjarja e rëndë në Durrës ndodhur në vendin e njohur si tregu i makinave. Persona të paidentifikuar kanë zënë në pritë dy vëllezërit teksa po udhëtonin me makinë, dhe kanë qëlluar në djetim të tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Dy viktimat janë vëllezër dhe janë gjetur brenda makinës të pajetë, ndërkohë që është mësuar dhe identiteti i tyre. Bëhet me dije se personat që kanë ndërruar jetë janë Besmir Haxhia 37-vjeç dhe Viktor Haxhia, 35 vjeç.

Autorët e vrasjes së dyfishte kanë qënë me një automjet tip Audi te zi pa targa, pas vrasjes dyshohet se kane ikur në drejtim të Gjirit të lalzit.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që mësohet se Forcat Renea janë nisur drejt vendin të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak i policisë

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ).

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve

Vritet rapsodi dhe një tjetër në Lezhë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme Lezhën. Dy persona janë vrarë me armë zjarri në vendin e quajtur Lalm i Vjetër.

Bëhet me dije se viktímat janë Kol Murrani dhe Preng Simoni rreth 60 vjeç.

Ndërkohë, mësohet se Kol Murrani, i cili u vra ditën e sotme në Lezhë, ishte rapsod i njohur nga Mirdita.

Murrani ishte mjaft i njohur në zonë me këngët e tij të shumta si dhe ka marrë pjesë ne festivalet e zonës dhe rajonit të veriut.

Trupat e pa jetë të dy viktímave fillimisht janë pikasur nga familjarët e njërit prej tyre, konkretisht djali i cili ka lajmëruar edhe polícinë.

Nga dinamika e ngjarjes dyshòhet se víktimat mund te jenë vrárë që paradite. Ndërkohë fshati Lalm i Vjetër njihet tradicionalisht si zonë e kultivimit të lèndëve nárkotike.

Njoftimi i polícisë; Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të ármës së zjárrit.

Shërbimet e Polícisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorísë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.