Këshillat e specialistit: “Ti më mbro mua, unë të mbroj ty”, vetëm kështu mund të frenojmë këtë pandemi

PhD Ilir PECNIKAJ

Pas shumë diskutimesh internacionale të ditëve të fundit, “MASKA PO, MASKA JO”, më në fund vjen edhe rezultati shkencor, i publikuar në: “Nature Medicine” të datës 03/04/2020 “Respiratory virus shedding in exhaled breath and efficacy of face masks” https://xn--cdaaa.nature.com/articles/s41591-020-0843-2, i cili me pak fjalë rekomandon perdorimin e maskave të fytyres, qofte ajo një maskë e thjeshtë kirurgjikale.

Mbi këto kërkime shumë shtete që janë në emergjencen e koronavirus, përvec karantinimit dhe testimit në shkallë të gjerë, kanë kërkuar si kusht që çdo person që del duhet të jetë i pajisur me maskën e fytyrës.

Disa shembuj:

1. Qeveria Franceze ka marr përsipër ngritjen e një impianti prodhimi të maskave me fonde shtetrore, për të përmbushjen e kësaj kërkese.

2. Prefekturat e veriut të Italisë e ofrojnë një maskë të tillë falas në të gjitha farmacitë, deri në momentin e zgjidhjes të kësaj problematike nga qeveria qendrore.

Duke u nisur gjithmonë nga “TË PARANDALOSH ËSHTË MË MIRË SE TË KUROSH”. Sot për të bërë një gjë të tillë duhet domosdoshmërisht 4 kushte:

1) Testimi ne shkall të gjerë i popullsisë (çdo rast i dyshuar duhet me deomos testuar).

2) Ata, që më mirë se askush njohin situatën shkallë vendi, Mjeku i familjes, duhet me deomos të vihet në ball të situatës.

3) Në bashkëpunim të ngushtë me mjekun e familjes, të rikthehen në efikasitet të gjitha qendrat raionale të epidemiologjisë, të shpartalluara me parë nga kjo qeveri, se vetëm keshtu mund të bëhet një hartë e kompletuar epidemiolognike e cila e bën shumë më të lehtë gjurmimin dhe kurimin e hershëm të cdo personi.

4) Urgjentisht qeveria qendrore duhet të bëjë të detyrueshëm përdorimin e maskave, sepse vetëm kështu mund të parandalojmë në formën “TI MË MBRO MUA E UNË TË MBROJ TY”. Kjo duhet të perballuar 100% nga shteti, sipas ligjive : NR.7761, DATE 19.10.1993/ neni 10, dhe LIGJ Nr. 15/2016 neni 4 (e/è) (pra nuk ka nevoj të bëjë akt normativ për këtë gje).

Karshi kostove të kurimit, kosto e një maske është e pa llogaritshme, ndaj sa më parë të furnizohet e gjithë popullsia me një të tillë cdo ditë.

pecnikaj