“Kemi 51 viktima nga Covid-19”, ish-gazetari i BBC publikon gafën e Ramës: Ke dy vjet që…

Ish-gazetari i BBC, Ilir Kadia ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, në të cilën deklaron se në Shqipëri janë 51 viktima ër shkak të koronavirusit.

Këtë deklaratë, që me gjasa ishte lapsus nga ana e Ramës, Kadia e ka krahasuar me atë të tabelës së shumëzimit të Bashës rreth dy vite më parë, ndërsa shprehet se kryeministri ka dy vite që e ka bërë “këngë”.

Sipas tij, lapsusi i Ramës është makabër dhe se Basha mund t’ia kthente me të njëjtën monedhë, pasi në këtë rast behet fjalë për 30 jetë njerëzish.

“Lapsus bëre natyrisht! Por ke dy vjet që e ke bërë këngë lapsusin e kreut të opozitës me tabelën e shumëzimit! Po ta kthejë ai me të njëjtën monedhë lapsusi yt është makabër se janë 30 jetë njerëzish dhe jo gogla të tabelës së shumëzimit, o Kryeministri Ynë legjendar!”, shprehet Kadia.