Kapet i dënuari që u arratis nga burgu i Bënçës

Është ndaluar i dënuari që u arratis nga burgu i Tepelenës.

Siç bëhet e ditur i dënuari është identifikuar si Eduart Shakaj dhe është kapur nga policia rreth 300 metra larg burgut. Ai u arratis nga burgu i Bënçës mesditën e sotme.

Sakaj ka qenë në gjyq dhe në momentin që furgoni që e transportonte ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut, i dënuari ka zbritur nga mjeti dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe e kanë kapur sërish.

Sakaj është vënë në pranga në shator të 2019-tës. pasi ka qëlluar me mjet prerës, për motive të dobëta shtetasin E.K., 37 vjeç, banues në Memaliaj.

Fillimisht u raportua për dy të arratisur, por më pas rezultoi se ishte arratisur vetëm një person. Policia ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje.

burgu i shen kollit 11