Kancelarja Merkel sheh rreze shprese, grafika që u jep besim gjermanëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nis të shohë rreze shprese në krizën e koronavirusit.

Gazeta BILD publikoi një grafikë të situatës, që thotë se tregon se gjërat po shkojnë mirë.

Me ngjyrë të verdhë është numri i të infektuarve, që është në rënie. Me ngjyrë blu është numri i të shëruarve, që është në rritje.

Në total Gjermania ka 113.296 të infektuar në total.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 46.300, një rritje me 28.3 përqind.

Numri i të infektuarve është 64.647, me një ulje prej 7.1 përqind.

Numri i viktimave është 2.349, me një rritje prej 16.5 përqind. Megjithatë mbetet ndër nivelet më të ulëta në botë në raport me të infektuarit.

Sipas BILD, interesante janë shifrat e të shëruarve.

Të martën ishin 28.700 të shëruar.

Të mërkurën ishin 36.081, një rritje prej 25.7 përqind.

Të enjten, numri i të shëruarve ishte 46.300, një rritje me plot 28.3 përqind.

Numri i të infektuarve aktualë u ul nga 72.865 në martën në 64.647 të enjten.

grafika