Kampioni Kurti ndërroi jetë, por qeni i tij e pret tek dera e spitalit

Kuqi është qeni Ner Kurtit.E gjeti të vogël fare,nuk kishte vënd në apartament,por e mbante dhe ushqente,aty në lagje.I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po,shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë,që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri.Rri dhe pret……me sytë ngulur nga shkalla e apartamentit Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë,por edhe Kuqi..

Qeni është miku më besnik i njeriut dhe kjo nuk është vetëm një shprehje e mbetur në mendjet tona. Historia e “Haçikos”, që të gjihtë jemi mësuar ta shohim vetëm në film, vjen e vërtetë në Shqipëri. Këtë besnikëri të palëkundur e vërteton edhe qeni i legjendës së boksit shqiptar, Skënder Kurtit, i cili nuk arriti dot ta fitonte luftën me Koronavirusin pavarësisht sa fort u përpoq.

Megjithatë, Kuqi, qeni i tij vijon ta presë ende të zotin e tij, duke shkuar në të gjitha lokalet ku Kurti qendronte, me shpresën se do e gjejë sërish aty. Kamerat e “Report Tv” kanë ndjekur Kuqin “e përhumbur”, që sytë i mban ende nga shkalla e pallatit të Skënderit, ndërsa edhe gjatë kohës kur ky i fundit ishte i shtruar në spital qendronte pranë infektivit, duke mos e lënë vetëm. Miku i ngushtë i Kurtit, Murat Basha, tregon historinë e Haçikos shqiptar, që i vendosur pret përditë të shohë sërish të zotin e tij.

“Ajo që më ka bërë përshtypje dhe më ka çuditur këto ditë është se Kuqi gjithë natën rri këtu dhe me sytë nga shkalla, pasi pret të dali Skënderi. Paradite lëviz e shkon në të gjithë vendet dhe lokalet ku ka qenë Skënderi. E bën gjithë kohës këtë itinerar. Më kanë thënë që edhe gjatë kohës që Neri ishte në spital, te ifektivi ka qenë edhe Kuqi. E ka pritur aty. Ndërsa tani rri e pret këtu gjithë kohën. Kuqi është një luftëtar i lindur, si duket ia ka injektuar Skënderi shpirtin luftarak”, ka thënë Murat Basha, shoku i ngushtë i ish-boskierit dhe ish-trajnerit Kurti.

Halit Delibashi-Sport Ekspres