“Jemi me fat që e kemi”…

Nga Edi PALOKA

Prej tij “shpetuan” 18 mije jete shqiptaresh e u shpallem dhe nje here fanar ndricues ne bote. Vetem “zoti i shqiptareve”, “odiseu” dhe “skenderbeu” i Surrelit pati gjenine ti zbulonte dhe t’ja dhuronte botes “masat” qe siguruan mbijetesen e races njerzore ne planet.

Ja dhe nje here masat shpetimtare

– VIRUSI te kap ne park apo ne shetitje ne mal, po nuk te kap po punove ne fasoneri

-VIRUSI te kap ne palester , po nuk te kap ne call center

-VIRUSI, nuk te kap ne banke, ne poste, ne market ushqimor ; po te kap ne librari, ne restorant dhe market jo ushqimor

-VIRUSI nuk te kap deri 500 metra nga shtepia , po te fshin ne 501 .

-VIRUSI nuk te kap kur je 24 ore me familjen ne shtepi, po te kap po nuk mbajte distance nga njerzit e familjes ne rruge.

– VIRUSI te kap po dole vetem me qenin ne rruge, po nuk te kap po dole te shperndash qese me Veline , deputetet socialiste dhe dhjete fotografe qe fotografojne ata dhe njeri tjetrin.

-VIRUSI nuk te kap ditet e javes, po te kap ne fundjave ( tani qe te premten)

-VIRUSI dikur nuk te kapte deri ne oren 13.00. Tani nuk te kap deri ne oren 17.30. Po te kap pas kesaj ore.

-VIRUSI, perhapet nga emigrantet kur ata karantinohen me parate e shtetit, po nuk perhapet kur karantinohen me parate e veta tek hotelet e pushtetareve.

-VIRUSI i kap pensionistet ne dite jave, po nuk i kap kur takohen ne grupe te shtunen . Po ashtu ndodh me femijet, gjate javes i gjen virusi, por te dielen jo.

-VIRUSI te kap ne makine kur je me familjen, po nuk te kap kur makinen e mbush me kameramanet e bashkise qe filmojne “pornon e mjerimit”.

-VIRUSI te kap , (pavarsisht ores apo vendit, pavarsisht moshes apo seksit) ne se nuk ke marre leje tek e-Albania, po nuk te kap sapo e ke marre lejen.
Po cfare eshte me e rendesishmja;

VIRUSI behet vertete i rrezikshem ne se i kerkohet qeverise te anulloje PPP dhe te hedh ndonje euro per qytetaret. Prandaj “odiseu” ne kete pike nuk dorezohet ; asnje qindarke nuk duhet prekur prej milionave te oligarkeve se perndryshe “nuk do te gjejme me vende per tu varrosur” e “kufomat tona do te kthehen ne ushqim per qente”
A nuk duhet te jemi mirenjohes, jo vetem per “gjenine” e tij por sidomos per humanizmin qe e karakterizon?!

Mosmirenjohesit le te shkojne ne ferr…