Japonia do t’ia dhurojë Shqipërisë ilaçin kundër Covid-19

Japonia do t’i dhurojë Shqipërisë ilaçin që ajo ka gjetur për përdorimin kundër koronavirusit.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht teksa theksohet se Shqipëria është në listën e 20 shteteve që do të ndihmohet në këtë periudhë të vështirë ku Covid-19 ka ‘pushtuar’ botën duke marrë mijëra jetë.

Mësohet se ka nisur bashkëpunimi dhe është në diskutime me qeverinë shqiptare, për të siguruar këtë ilaç edhe për vendin tonë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).

Mësohet gjithashtu se provat klinike që ka përdorur vendi i Lindjes së Largët janë ende në vazhdimësi por përdorimi i saj është kryer tek personat me koronavirus atje.