Ja pse Portugalia u bë shembull për të luftuar koronavirusin

Portugalia nuk ka kapacitetet spitalore të Gjermanisë as Prodhimin e Brendshëm Bruto të Francës ndërkohë që deri disa vite më parë, jo vetëm nuk kishte shtretërit e posacëm të kujdesit intensive por as karburant për autoambulancat, ndërkohë që sot po e menaxhon në mënyrë që është për tu marrë shembull situatën me pandeminë e koronavirusit.

Rezultati atje konsiderohet i shkëlqyer nga pikëpamja shëndetësore, por lëvdata vendi ka marrë edhe në këndvështrimin politik ndërkohë që bëri bujë deklarata e kreut të opozitës në Kuvend për mbështetje ndaj qeverisë, por edhe sinqeriteti i qeverisë duke i shtrirë dorën jo vetëm opozitës por mbarë kombit në luftën ndaj pandemisë.

Portugalia nuk njihet për ndonjë shtet me ‘urtësi’ politike por këtë radhë ka treguar të kundërtën, ku nuk mungojnë as rastet për t’u kritikuar jo pak, porn ë krahasim me vendet e tjera dhe duke përllogaritur kapacitetet e sj, mund të themi se poi a del.

Corriere della Sera, shkruan se ajo që bie në sy është uniteti në skenën politike. Kreu i opozitës së qendrës së djathtë, Rui Rio deklaroi që në fillim se kërcënimi i Covid 19 kërkon “ unitet, solidaritet, ndjenjë të lartë përgjegjësie”.

“Për mua, për momentin, qeveria nuk është fytyra e një partie kundërshtare, por drejtimi i një kombi që duhet ta ndihmojmë të gjithë. Kryeministri Antonio Costa, mbështetuni në ndihmën tonë. Ju urojmë guxim, nerva çeliku dhe fat të mirë sepse fati juaj është dhe fati ynë”, deklaroi Rio.

Portugalia ka një popullsi prej më shumë se 10 milionë banorësh, dhe ka regjistruar 760 vdekje.