Ja pse Norvegjia ka shkallë të ulët të vdekshmërisë nga Covid-19

Shkalla e vdèkshmërisë në Norvegji nga Covid-19 është rreth 0.45 përqind. Kjo është shumë e ulët në krahasim me vendet e tjera ku virusi është i përhapur.

Deri më sot, Norvegjia është në mesin e vendeve në botë me pjesën më të madhe të infeksioneve të regjistruara në koronë në popullatën e saj.

Me rreth 3300 persona të infektuar, dhe me vetëm jetë të humbura, situata e Norvegjisë është shumë e pazakontë në krahasim me një numër vendesh të tjera.

Didrik Vestrheim, këshilltar në Institutin Norvegjez të Shëndetit Publik thotë se një arsye kryesore se pse vendi ka vdèkshmëri të ulët nga koronavirusi është numri i lartë i testime në vend. Norvegjia renditët në vendet e para për nga numri i testime në botë.

Dag Berild, një profesor dhe doktor i mjekësisë infektive në Universitetin e Oslo-s beson se trajtimi i pacientëve me koronavirus do të jetë më i lehtë në Norvegji, falë faktit se spitalet Norvegjeze kanë pasur shumë më pak probleme me bakteret rezistente ndaj antibiotikëve sesa shumica e vendeve të tjera.