Izolimi nga Covid-19/ Njerëz me shpirt të madh në ndihmë të njerëzve në nevojë!

Nga Beneta SHENA

Izolimi i detyruar ne Njesine Administrative Nr.6 ne Kombinat e ka bere shtresen e mesme te pasigurt per te nesermen, dhe te varferit akoma me te varfer. Askush prej tyre nuk ka me rezerva ushqimore dhe finaciare per te perballuar jetesen e perditshme ne kushtet e izolimit. Ankesat nga banoret e pa pune dhe pa te ardhura mujore jane te medha. Ankesat e tyre ne adresen e portalit e-Albania jane te perditeshme nuk i degjon askush. Askush prej te papuneve nuk eshte ndihmuar me pako ushqimore, ilace nga ana e qeverise dhe pushtetit vendor. Per ndihma financiare as qe behet fjale, te pakten deri me tani.

Ndihmat ushqimore deri tani jane trajtuar nga pushteti vendor per nje pjese te “perzgjedhur” mire duke lene ne meshire te fatit pleqte e vetmuar e pa perkrahje, invalidet dhe personat ne nevoje deri te uritur e pa asnje te ardhur.

Opozita vendore nderkaq eshte shprehur se edhe ato pak ndihma qe jane shperndare keto dite nga pushteti lokal, kane qene selektive dhe mbi baza listash partiake. Nese kjo eshte e vertete, natyrisht qe nuk ka brenda asgje humane, perkundrazi, eshte kriminale ta diferencosh varferine sipas ngjyrave politike!

Kombinati po vuan mungesen per investime strategjike nga ana e qeverise si dhe mungesen e sipermarresve serioze per te zhvilluar nje ekonomi prodhuese qe tu siguroje banoreve te ardhura financiare te qendrueshme. Disa fasoneri dhe njesi sherbimesh nuk e zbusin dot as papunesine as varferine ne qytet, per me teper qe pagat e punonjesve ne keto ndermarrje jane shume te ulta.

Ne fakt, Qeveria duket sikur e ka marre me nge kete punen e menaxhimit te urise ne gjithe zonen. Pushteti vendor edhe me me nge akoma. Pa asnje strategji lokale. Pushtetaret dhe punonjesit e administrates publike e kane nje rroge te garantuar. Si te tille ndoshta ata nuk e kuptojne dot realitetin tjeter qe ekziston pertej tyre, pra urine!

Ne kete gjendje te zymte dhe pa asnje rreze shprese natyra njerzore duhet te triumfoje mbi urine, mbi deshperimin, mbi ndasite. Kjo zone vertete e varfer gjithmone ka rritur njerez fisnike me shpirt te gjere dhe human qe japin shprese, dhe kur ajo duket e pamundur, percjellin miresi dhe optimizem dhe kur ajo duket larg apo kur papergjegjshmeria dhe paniku eshte me evident se kurre.

Ne situata te jashtezakonshme koha kerkon njerez te jashtezakonshem, njerez me shpirt te madh e te brishte, qe nuk e selektojne humanizmin, por e percjellin kudo e njerzit ne nevoje, te semuret, pensionistet qe sot luftojne njekohesisht me urine dhe rrezikun e jetes nga ky virus vdekjeprures.

Unik ne sjelljen e tij z.Dashnor Visha, banor i kesaj zone, sot ne keto dite tejet te veshtira, pa tam tame e zhurme mediatike, pa kamera, troket ne cdo dere te banoreve halleshume, duke sjelle mesazhin e shpreses, se bashke do ja dalim, do ja dalim te triumfojme mbi deshperimin, mbi urine, mbi harresen e qeverise.

Çdo dite ai shperndan pako ushqimore apo financiare per banore te papune e pa perkrahje financiare, te semure apo invalide, njerez te harruar nga pushteti lokal e ai qendror, per te zbutur sadopak deshperimin, per te sjelle shpresen ne zemrat e tyre. Buzagaz dhe thjesht troket ne cdo dere ne nevoje, duke lene ne sejcilen prej tyre vec pakos se ndihmes per te zbutur sadopak varferine dhe shpresen se ky makth do kaloje!

Uria prodhon vdekjen e te uriturit, por prodhon edhe deshperimin e tij. Dhe deshperimi te shpie ne revolte. Eshte kjo revolte ndaj pushtetit lokal e qendror qe vec papergjegjshmerise dhe harreses, perballe urise dhe rrezikut per jeten duhet ti duroje show-n mediatik te perditshem dhe panikut permanent.

4 6

1 9

2 10

a