Italia shqetësohet sërish, rritet numri i viktimave dhe i të prekurve

Italia vazhdon të ketë luhatje të numrit të viktimave nga kornavirusi. Ajo që vlen të theksohet është ulja e numrit të viktimve ditët e fundit.

Autoritetet e vendit fqinj bëjnë me dije se 382 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve në Itali, duke e çuar numrin total të viktimave në 27.359.

Krahasuar me një ditë më parë sërish sot ka pasur një rritje të numrit të viktimave.

Fatkeqësisht sot ka ndodhur edhe një gjë tjetër pasi është rritur edhe numri i të infektuarëve, pasi janë shënuar 352 raste të reja më shumë.