Ish-ministri shpërthen ndaj Ramës: Nuk e di, të qeshësh a të qash më me këto traplliqe krejt pa llogjikë!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjet ndaj kryeministrit Rama, sipas të cilit, jeta do të rihapet nga fundi i majit.

“Nuk e di, të qeshësh a të qash më me këto traplliqe krejt pa llogjikë!

A janë të Komitetit Teknik apo të vizatimit teknik nuk e di, por qartësisht “komiteti qëndror” nuk është hiç në rregull.

Në definicion, inkubacioni i detyruar është 14 ditë. Quarantinë, nga vetë fjala do të thotë max 40 ditë izolim. Çdo ditë tjetër më shumë nuk ka më lidhje me betejën ndaj virusit, por ndaj njeriut.

Llogjika ta do që ose shifrat statistikore janë të mira dhe jeta hapet, ose ato fshehin realitetin dhe masat ndaluese duhet të vijojnë”, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit

Kisha vendosur të mos merrem më me trapllëqet allogjike të Surrelit, por njëra që më doli parasysh më çuditi shumë.

Me pak fjalë Kryeplaku thotë se “… meqë rezultatet që kemi janë shumë më të mira se pritshmëritë, jetën do fillojmë ta hapim nga fundi i majit…”

Nuk e di, të qeshësh a të qash më me këto traplliqe krejt pa llogjikë!

A janë të Komitetit Teknik apo të vizatimit teknik nuk e di, por qartësisht “komiteti qëndror” nuk është hiç në rregull.

Në definicion, Inkubacioni i detyruar është14 ditë. Quarantinë, nga vetë fjala do të thotë max 40 ditë izolim. Çdo ditë tjetër më shumë nuk ka më lidhje me betejën ndaj virusit, por ndaj njeriut.

Llogjika ta do që ose shifrat statistikore janë të mira dhe jeta hapet, ose ato fshehin realitetin dhe masat ndaluese duhet të vijojnë.

Statistikisht, asnjë shtet në rruzull nuk do kishte mbyllur vendin deri në kufinjtë e varfërisë ekstreme për aq sa japin shifrat zyrtare!

Merreni si të doni analizën, me çfarë syzesh të doni ti lexoni, por me aq të infektuar sa deklaron shteti zyrtarisht masat e marra quhen ABUZIM masiv me të drejtat themelore të njeriut.

Pastaj analiza e gazrave toksike se do na qënkërkish “bërë hataja” po të më merreshin masat, quhet SPEKULIM, në mos MASHTRIM i kryer me dashje.

Hataja që qe për t’u bërë është bërë dhe qeveria dhe masat e saj janë zero me xhufkë. Sepse ato shifra që nxjerr qeveria mund të tregojnë realitetin në spital, por jo në Shqipëri.

Testet masive do të krijonin një hartë reale sa i përhapur është virusi. Por ato nuk i lejon Kryeplaku se i del rrena që ka stisur me Komitetin e tij anonim…

Por ndërkohë, falë informacionit që marrim nga mediat e huaja, nuk na ka ikur ende Komiteti Qendror. Ndaj nuk ka asnjëlloj biri, që të na bindë se:

1. Të infektuar janë vetëm ata të tamponit.

2. Të vdekur nga COVID janë vetëm ato që ndërruan jetë në spital.

3. Pacienti zero nuk është që gjetur ende.

4. Epidemia nuk ishte prezente që në janar e vecanërisht në shkurt, kur mjerëzit u sëmurën masivisht me kollë të thatë e temperaturë të lartë që nuk ulej.

Pa asnjë dyshim që nuk ka as bir… e as Komitet Teknik, që as ushqim e sapun nuk kanë çuar në spital.

Ky fakt i fundit i zbuluar nga pacientët që dolën nga spitali është TURP e FAQJA e ZEZË, për ata drejtues shërbimesh spitalore që japin mend në televizor!

Dhe po, se e mora seriozisht (ndjesë), nuk ka më të mirë se Kryeplaku i Surrelit për të trashë njerzit me rrena! E qan kët punë, duhet ta pranoj!

Por ndërkohë, jeta do hapet se nuk ngopen dot njerëzit me rrena në televizor. As me armiq imagjinarë…

Por ta ndajë mendjen Kryeplaku iher, te cila statistikë do mbështetet, se me atë të veten jeta duhet të ishte hapur që sot!