Ish-ministri jep alarmin: Laboratori i testimeve në QSUT ka 3 ditë që nuk funksionon, kjo është arsyeja e…

Ish-ministri i Shëndetësië, Tritan Shehu tha gjatë një interviste me skype për Fax News se problemi kryesor në vend në lidhje me situatën pandemike është mungesa e informacionit.

Shehu pohoi se një tjetër problematikë është mosaktivizimi i mjekëve të familjes që sipas tij, do të ishin një shans më tepër për zbulimin e rasteve por nga ana tjetër, mos aktivizimi i tyre vjen për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore dhe trajnimeve.

“Do të arrihet të kuptohet situata reale në vend vetëm përmes testimeve si një nga mjetet kryesore për të identifikuar gjendjen reale dhe atë çfarë ka ndodhur më parë. Edhe çmimi i këtij lloj veprimi është jo i shtrenjtë duke konsideruar se ka studime të reja nëpër botë. Gjëja thelbësore është marrja e informacionit dhe dhënia e përgjigjes pas kësaj të pyetje që mund të shtrohet.

Duhet aktivizuar mjeku i familjes që është burim informacioni dhe forcë e madhe, që në Greqi drejton grupet e punës, në Gjermani është kudo pranë qytetarëve për të objektivizuar situatën. Ne e mbajmë të paralizuar pasi duhet të ketë mjetet e punës, udhëzimet e nevojshme që i mungojnë dhe për këtë ndodhet në këtë situatë.

OBSH ka bërë thirrje vazhdimisht për testime, pastaj ka kaluar nga strategjia pasive në atë aktive që konsiston në test, identifikim, mjekim për të shkuar pastaj në një hapje dhe objektivizim e informim të bollshëm. Gjermania po bën mbi 500 mijë tamponë në javë.

Lombardia, Italia po bën kërkim horizontal. Greqie po bën testime në çdo familje edhe në rrugë. SHBA kishte një vendim të fundit pikërisht për këtë gjë, testim masiv të popullsisë. Ne kemi 10 laboratore që nuk vihen në dispozicion në gjithë territorin e vendit. Është e drejta e çdo qytetari të di për shëndetin e tij që nuk mund t’ja mohojë askush siç nuk mohohet të bëjë analiza të tjera. Kjo çon në cënim të demokracisë, rreziqet që vijnë prej kësaj janë shumë më të mëdha, tha Shehu”.

Shehu deklaroi gjatë intervistës se laborator i QSUT që bën testet imunologjike nuk funksionon pej 2-3 ditësh, duke shtuar se edhe ata që kanë bërë teste 3 ditë më parë nuk kanë marrë përgjigje ende.

“Po ju jap edhe një informacion se laboratori i QSUT që bën testet imunologjike nuk funksionon pej 2-3 ditësh edhe ata që kanë bërë teste nga personeli mjekësor nuk janë dhënë përgjigje”.